Rezultati tenistik ndaj Crvena, PSG përfundon nën hetim

Rezultati tenistik ndaj Crvena, PSG përfundon nën hetim

Paris Saint Germain mori një fitore tenistike 6-1 ndaj Crvena Zvezda, duke regjistruar fitoren e parë në grupet e Champions League. Por rezultati i thellë ka hedhur hije dyshimi për trukime te ky 90 minutësh, duke bërë që autoritetet franceze të nisin hetimet për të vërtetuar këto thashetheme.

Arsyeja për hetimin është se një udhëheqës i lartë i klubit serb kishte vendosur bast një sasi të madhe parash që skuadra e tij do të humbiste me pesë gola.

UEFA alarmoi Francën për manipulimin e mundshëm të rezultatit pasi u paralajmërua për baste prej disa milionë paundësh. Këto u intensifikuan kur PSG doli fitimtar me sasinë e duhur të golave (6-1) dhe "L'Equipe" raporton se ishin vendosur baste me vlerë prej pesë milionë eurosh.

Neymar ishte ylli i madh i atij takimi, duke shënuar një hat-trick. PSG e mbylli në avantazhin 4-0 pjesën e parë ndërsa në pjesën e dytë Mbappe dhe Neymar kompletuan fitoren e francezëve.

EMISIONET