Shpallet rezultati final i 30 qershorit, Klement Zguri: KQZ me standarde të dyfishta

Shpallet rezultati final i 30 qershorit, Klement Zguri: KQZ me standarde të

Një muaj pas votimeve, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin final për votimet të 30 qeshorit.

Mbledhja e fundit u shoqërua me analiza dhe debate ndaj proçesit, teksa kryetari i KQZ, Klement Zguri tha se nuk mund t’i jepte një notë kaluese

Klement Zguri: "Unë besoj se KQZ në këtë proces zgjedhor ndërmjet transparencës dhe kamuflimit, standardit ligjor dhe standardit të dyfishtë, ligjshmërisë dhe arbitraritetit, neutralitetit dhe anshmërisë së qartë politike partike KQZ zgjodhi të dytën.   

Por ndryshe e ka parë procesin nënkryetari Denar Biba, tha se në këto zgjedhje fitoi Kushtetuta.

Klement Zguri: "Politika në thelb është një marrëveshje por në asnjë rast këto mrrëveshje nuk mund ti mbivendosen marrëveshjes së madhe mes qytetarëve dhe Kushtetutës."

Në të njëjtën linjë ishte dhe përfaqësuesi ligjor i PS Eridian Salianji, i cili e vlerësoi procesin "ekselent"

Sipas rezultatit final, në votimet e 30 qershorit kanë marrë pjesë  811.727 zgjedhës, ose 22,96 % e tyre, rezultat i konfirmuar edhe më parë nga kqz, por që ka ngritur shumë debate nga palët politike, teksa opozita ka akuzuar se e majta ka mbushur kutitë në mënyrë fiktive

EMISIONET