"Rezultatet negative larguan Lerdën", Kalari: Ja çfarë dua të "vjedh" nga Sormani

"Rezultatet negative larguan Lerdën", Kalari: Ja

Zëvendës-trajneri i Partizanit, Renaldo Kalari tregoi arsyet e largimit të Franco Lerda nga klubi kampion.

Në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora, ish tekniku i të kuqve pohoi se në të ardhmen shpreson të drejtoj sërish kryeqytetasit.

"Çdo trajner ka ato filozofitë e veta për lojën. Nuk dua t'i kthehem më asaj që ka kaluar. Ishin rezultatet ato që për fatin e keq, si çdo trajner, kur nuk i ke në favor larguan edhe Lerdën. Nuk them dot se problemet sollën largimin e tij. Kur vjen një trajner i ri të gjithë japin maksimumin. Faza përgatitore shërbeu për atë që kërkonte trajneri. Duhet të kemi vijueshmëri. Ishin ndeshje të vlefshme më tepër për trajnerin për t'i njohur nga afër. Ishte një eksperiencë e bukur dhe kur të kem një eksperiencë  më të madhe shpresoj ta drejtoj si duhet Partizanin.

"Sormani është shumë bashkëpunues në fushë i rreptë dhe kërkon që idetë e tij të përputhen nga skuadra dhe të ketë impenjim maksimal. Dikur e kam patur trajner tani jemi koleg dhe për mua është një mundësi e mirë të përmiresohem si trajner," tha Kalari.

EMISIONET