Revolucion tek “Djalli”, ikën Leonardo dhe vjen Tare

Revolucion tek “Djalli”, ikën Leonardo dhe vjen Tare

Milan po mbyll një tjetër sezon të vështirë dhe pritet një revolucion nëse nuk arrihet pjesëmarrja në Chamspions League. Fondi Elliot nuk është aspak i kënaqur me rezultatet e fundit, por edhe punën e bërë nga drejtuesit dhe priten ndryshime. 

Binom i Lacios, Igli Tare-Simone Inzaghi intrigojnë "Djallin". Ish-sulmuesi i Shqipërisë ka bërë një punë të shkëlquer tek bardhekaltërit dhe është vlerësuar me një sër çmimesh në Itali. Por hapi i parë ka të bëjë me marketingun ku Milan ka nevojë për rezultate më të mira për shkak të Fair Play Financiar.

Por në këto orë, Gazidis po mendon dhe do të punoj për një ndryshim kolosal. Fillimisht lëvizjet janë planifikuar në stol. Gattuso është shumë pranë largimit. Në vend të tij pritet Gasperini ose Sarri (nga Chelsea). Por ka një emër tjetër që qarkullon në këto orë në shtëpinë e Milanit. Ai është Simone Inzaghit. Një risi që fsheh një tjetër ndryshim të madh në sy.

Drejtori i fushës teknike-sportive, Leonardo është në rrezik për disa keqkuptime me hierarkinë dhe për dështimin e një merkatoje dhe një sezoni të tërë. Dhe në krye të listës është emri i shqiptarit, Igli Tare, një nga sekretet e sukseseve të Lazios të këtyre viteve.

Një njeri i aftë që ka arritur të marr rezultate të mëdha duke zbuluar lojtarë më së shumti të panjohur me investime të kufizuara dhe i ka kthyer ata në yje. Një praktikë, e cila do të jetë menaxhimi ekonomik i Milanit në vitet e ardhshme.

EMISIONET