Revolucion në stolin e Udinese-s, ja posti që merr ish-trajneri i Partizanit

Igor Tudor është trajneri i ri i Udinese-s.

Bardhezitë shkarkuan Massimo Oddo për ecuri të dobët, me Udinese që regjistroi 11 humbje radhazi 

“Ekipin e parë do ta udhëheq Igor Tudor, i cili do ta kryej seancën e parë këtë pasdite”.-thuhet në njoftimin e skuadrës së Udinese-s.

Udinese edhe pse gjendet në vendin e 15-të rrezikon rënien pasi deri më tani ka tubuar 33 pikë, katër më shumë se sa Spal që gjendet në vendin 18-të që dërgon në Serie B, ndërsa pritet që zëvendës trajneri i Udinese është një emër i njohur për futbollin shqiptarë, pasi do të jetë ish-trajneri i Partizanit, Marc Iuliano që do të mbajë këtë post.

Tudor do të debutojë në stolin e Udinese në transfertën e Beneventos.

EMISIONET