Këngëtarja Adelina Ismaili është zemëruar me dy artistë, të cilët performojnë këngën e saj "Shko n'rs".

Duket se kjo nuk i ka pëlqyer aspak divës së muzikës, e cila me anë të një postimi në Instagram bëri të ditur se me ardhjen e qeverisjes së re do i hedhë në gjyq.

"Nëse ka një arsye përse po i gëzohem krijimit së qeverisjes së re në Kosovë, është besimi im që vërtet do të fitoj gjyqet kundër hajnave që me dekada vjedhin, bastardojnë dhe shkatërrojnë idetë dhe krijimtarinë time", shkruajti Adelina.


/Ora News.tv/