Revolta e naftëtarit: Na thonë mbani familjen me 260 mijë lekë, gratë e tyre duan 300 mijë lekë në muaj për parukeri

Revolta e naftëtarit: Na thonë mbani familjen me 260 mijë

Për ditën e dytë rradhazi punonjësit e kompanisë Albpetrol protestuan duke akuzuar drejtuesit se po shkatërrojnë ndërmarrjen e nxjerrjes së naftës. Ata thonë se në vend të specialistëve aty u sollën të paaftët, ndërsa kërkojnë pagat e plota.

Punonjësit e Albpetrol dolën në protestë për të dytën ditë radhazi kundër të ashtuquajturës reformë që u kushton vendet e punës dhe shkurtimit të pagave deri në 60 %

"Nga puna na nxorën, rri dy muaj thotë ai pastaj vdis. Rrogën thotë 260 mijë lekë, gratë e tyre vetëm për të bërë flokët duan 300 mijë lekë në muaj. Ai thotë mbaj familjen me 260 mijë lekë."

Uljen e pagave e quajnë të pabazuar, ndërsa reforma thonë se po zbatohet me kritere të shtrembëruara.

Specialistët sipas tyre po shkarkohen dhe të paaftët po vendosen në krye të ndërmarrjes së naftës.

"Janë bërë reforma dhe më përpara por jo kështu. Kanë nxjerrë vetëm specialistët e vjetër dhe kanë mbajtur në punë ata që nuk kanë lidhje me naftën."

Ristrukturimi i Albpetrol ka nisur që në muajin janar -shkurt-mars- prill dhe ndërkohë së fundmi në muajin prill është njoftuar ulje e pagave në 60%.

"Ne kërkojmë që reforma të mos bëhet, rrogën ta marrim të plotë se kemi qenë në punë. Unë dhe katër vjet dal në pension, po sikur më nxjerr sot mua ai. Po sa ka si unë?"

"Unë dua të jem në punë."

Kompania ndërkohë ka pezulluar nxjerrjen e naftës për shkak të mungesës së shitjeve, por për naftëtarët ky është tregues i dështimit të drejtuesve dhe nuk duhet ti vuajnë ata pasojat.

EMISIONET