Reshjet e dëborës në Paris, mbyllet Kulla Eiffel

Reshjet e dëborës në Paris, mbyllet Kulla Eiffel

Agjencia kombëtare e motit në Francë, Meteo France, tha të martën një pjesë e madhe e vendit pritet të përfshihet nga nivele të rrezikshme dëbore e akulli, dhe u kërkoi njerëzve të kufizonin lëvizjen e tyre.

Zona përfshin 24 departamente në Francën veriore dhe qendrore, si edhe Parisin.

Meteo France lëshoi alarmin portokalli, niveli i dytë më i lartë paralajmërues për borë dhe akull.

Në Paris, rreth pesë centimetra bore ra të martën dhe Kulla Eifel u mbyll si masë parandaluese.

EMISIONET