Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me reportazhin e Rai3 ku u deklarua se në Shqipëri është 12 fishuar kultivimi i kanabisit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, kreu i qeverisë u tregua i ashpër në lidhje me këtë lajm duke e cilësuar një turp gazetaresk.

Edi Rama: ‘’Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!’’

Por opozita nuk është e këtij mendimi. Në një deklatarë për mediat nënkryetari i LSI Petrit Vasili dhe ish-deputeti demokrat Ervin Slianji thanë se reportazhi i Rai3 demaskoi propagandën e Ramës. 

Sipas tyre, faktet e Rai3 tregojnë situatën reale në të reale në të cilën ndodhet vendi dhe se qeveria ka dështuar në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar, që është dhe një nga kriteret kryesore të Bundestagut për çeljen e negociatave.

Ndërsa më herët drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, deklaroi se gjatë 2019 janë sekuestruar 30 mijë rrënjë kanabisi.


/Ora News.tv/