REPORTAZH/ “Gjenerali i Ushtrise së Vdekur” në Dragot, të pathënat e një ceremonie

Afro një vit më parë në fshatin Dragot të Tepelenës, 200 km larg kryeqytetit, nisën zhvarrimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke të viteve 1940-1941. 

Në 13 dhjetor 2017, qeveria shqiptare miratoi vendimin per lokalizimin, zhvarrimin, identifikimin dhe pastaj varrimin e tyre në dy varreza, në Bularat dhe Këlcyrë, bazuar  në marrëveshjen e arritur mes dy paleve. Por ajo qe doli nga tryezat e ngushta të bisedave të mbyllura nuk reflektoi ndjeshmërine qytetare dhe realitetin faktik. 

Edhe pse një ditë e ftohtë janari, në momentin  kur do të niste hapja e varreve te para, banorë te irrituar tentuan të bllokojnë gërmimet. Një reziatencë që dukej si shuplakë ndaj dy qeverive në emër të historisë. 

“Kjo qe po bejne eshte nje krim. Duan qe eshtrat e ushtareve italiane ti marrin per ushtare greke”, tha nje nga banoret e zones. 

Në duar mbanin pankarta ku shkruhej “Jo falsifikimit te historise”. Edhe me parë kanë hapur varre te vjeter dhe kane marrë c’kocka gjenin per ti regjistruar si te ushtareve greke. Madje flitej edhe se janë nxjerrë edhe shumë eshtra të vjetra të shqiptarëve, për ti regjistruar si greke.

Gjatë gjithë periudhës së luftimeve dhe në të gjithë frontet, ushtria greke pati rreth 13.408 të vrarë. Afërsisht të njëjtat humbje kishte edhe ushtria italiane, rreth 12.755 të vrarë. Pala greke pretendonte se në Bularat ekziston një varrezë me rreth 60 varre, por ky pretendim shkoi pertej ketij numri kur me vone u fol edhe per 300 varre të tjerë. Numri më i madh i pretenduar i varreve ishte në Këlcyrë, ku flitej për rreth 7 000 varre ushtarësh. Por harta e varreve qe greket pretendojnë është më e gjerë duke përfshirë Peshkopinë e Poshtme, Gjirokastrën, Korçën, Hormovën, Peshtanin, Kalivaçin Pogradecin.

Pas 10 muajsh gërmimesh në zonën e Dragotit, u zhvillua ne Këlcyrë ceremonia e rivarrimit të eshtrave të 573 ushtarëve grekë. Më herët, në korrik, në varrezat e Bularatit ishin varrosur eshtrat e 100 të tjerëve. Por sipas marrëveshjes kërkimet do të vazhdojnë në zonat e Kosinës, Këlcyrës dhe Përmetit. Një ceremoni e zhvilluar sipas protokollit ushtarak grek dhe riteve fetare ortodokse, por pa praninë e familjarëve të viktimave.

Por a janë vërtetë eshtra të ushtareve grekë të gjithë të zhvarrosurit? 

Për banorët që në breza jetojnë në ato zona përgjigja është një JO e prerë. Ndërsa për autoritet shteterore me nënshkrimin e marreveshjes kjo është një çështje e mbyllur.

(Reportazhi i transmetuar gjate emisionit "360Grade" ne Ora News, 22 tetor 2018)


EMISIONET