Replikat në studio, Tufa: Vllaznia ka shpenzuar 1.2 mld lekë, Lici me mesazh: Nuk është e vërtetë

Replikat në studio, Tufa: Vllaznia ka shpenzuar 1.2 mld lekë, Lici me

Duke komentuar situatën formën e keqe të ekipit të Vllaznisë në Ora Sport, gazetari Bashkim Tufa deklaroi se skuadra ka shpenzuar sezonin e kaluar një shumë prej 1 mld e 200 mln lekësh.

Por pavarësisht këtij investimi, ato sërish gjenden afër vendeve të fundit në Kategorinë Superiore.

Tufa: Vllaznia është e gjithë Shkodranëve dhe e asnjërit. Është aset kombëtar. Trajneri Dedja iku për ta rregulluar ekipin por prishi emrin e vetë, sepse aty është e vështirë të punosh. Ata kanë marrë 13  lojtarë në verë po nuk po shoh ndonjë të bëjë difernencë. Aty një trajneri i nxjerrin thiken një e kërcënojnë, pra është çmenduri që këto gjëra ndodhin. Vllaznia ka pasur probleme edhe më parë. Edicionin e kaluar që Vllaznia ra nga kategoria, janë harxhuar 1 mld e 200 mln lekë nga taksat e shkodranëve. Këshilli bashkiak kanë votuar për t'i marrë këto lekë Vllaznia për tu ngritur, për çudi ato janë në fund fare.Vllaznisë ka 4 vjet që thuhet të privatizohet klubi. E sorollat media por nuk po bëhet asgjë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i administratori i ekipit shkodran, Suad Lici i cili përmes një mesazhi dërguar kryeredaktorit Altin Sulçe, shkruan se shifra nuk është e vërtetë.

Mesazhi i Licit

"Nuk është ajo shifër, 1 mld e 200 mln. Mos harro që janë 50 punëtorë për tu paguar" 

Por gazetari Tufa shprehet se këtë shifër e ka deklaruar nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

 Tufa: Unë i përmbahem një shifre që e ka deklaruar në televizion me zë dhe figurë nënkryetari i Këshillit Bashkiak. Unë nuk jam financier i Vllaznisë. Dhe nuk merrem me Licin. Ai të përgjigjet për pjesën e vetë. Po flas për një periudhë përpara Licit.


EMISIONET