Reperi i njohur Azet, nëpërmjet instagramit njoftoi se do të bëjë pak pushim nga muzika dhe rrjetet sociale. Njoftimi i tij lë të kuptohet se periudhën e pushimit po e merr për t’ju përkushtuar familjes. Fansave të tij nuk ka për t’i pëlqyer ky fakt, kujtojmë se Azeti ka sjellë disa hite për publikun, si “Skam koh”, “Money Money”, etj.

Ja deklarata e plotë e reperit: Unë bëj atë që duhet bërë për familjen. Kam bërë 10 vjet burg për familjen. Në atë kohë u bëmë të njohur në Gjermani. Para 15 vitesh takova Nash për herë të parë dhe filluam të krijonim muzikë së bashku, në bodrumin e tij. Në një moment tjetër erdhën vëllezërit e mi Zuna dhe Miami dhe që atëherë ne jetuam për muzikën. Unë jam tepër krenar për vëllezërit e mi dhe atë çka ata kanë bërë për mua. Ata janë familja ime. Do të bëj pushim nga rrjetet sociale. Do të kthehem përsëri, por nuk e di kur. Vitet e fundit kanë ndodhur shumë gjëra në familjen time, për të cilat duhet të përkujdesem. Jo si Azet, por si Granit. Në instagram apo në turne , ju jeni gjithmonë të parët dhe ne ju jemi mirënjohës për këtë.

/Ora News.tv/