Reperi më i ri shqiptar: Mendoj të rikthehem me stil ritmik ose regge

Reperi më i ri shqiptar: Mendoj të rikthehem me stil ritmik ose regge

Visjan Ukcenaj është një prej aktorëve më të pëlqyer të publikut shqiptar pasi shkakton shumë të qeshura në emisionin e humorit '2XL' ku shfaqet cdo javë.

Përvec aktrimit, ai ka nisur të eksperimentojë në fushën e këndimit në zhanerin e hip-hopit dhe regge ku e prezanton veten si 'Vukman'.

Ka sjellë projekte të ndryshme muzikore, ndërkohë që i fundit solo është 'Blackout'. I ftuar në emisionin Why Not nga Roza Lati, ai tregoi se po mendon për projektet e rradhës por preferon të bëjë gjithcka ngadalë dhe me qetësi, pa u nxituar.

Visjan Ukcenaj: Kam diskutuar që të bëj bashkëpunime me shumë artistë të afirmuar në muzikë. Kam folur dhe me Laurën, ndoshta në të ardhmen do kemi dicka simpatike së bashku. Kam dëshirë që projektet e rradhës ti bëj avash dhe të menduara mirë, kam dëshirë dicka ritmike ose regge ose dicka ndryshe. Regge do më qëndronte se e kam provuar. Dua ta bëj me qetë dhe avash, pa nxituar.

EMISIONET