Një lajm i keq për fansat e Ledri Vulës. Reperi shqiptar ka anuluar të gjitha koncertet, por nuk dihet arsyeja.

Këtë gjë e konfirmoi menaxheri i tij Faton Shoshi pasi u kontaktua nga "Prive". Nuk dihet ende nëse ndonjë problem shëndetësor ka ndikuar tek anulimi i koncerteve, por mbetet për tu zbuluar.

Reperi është një prej më të pëlqyerit e publikut, i cili arrin të kthejë cdo këngë në hit. Suksesi i tij i fundit është kënga "Menemadhe" në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe Lyrical Son, e cila numëron mbi 24 milionë klikime në Youtube.

/Ora News.tv/