Reperi dhe aktori i njohur, T.I befasoi me deklaratën e tij në një intervistë ku tha se detyron çdo vit vajzën që të bëjë testin e virgjërisë.

I ftuar në "Ladies Like Us", ai tha se kjo traditë nisi që kur vajza e tij Deyjah Harris mbushi 16 vjeçe.

Atë vit, ai i vendosi një shënim në derën e dhomës ku i shkruajti: "Gjinekologu. Nesër në orën 09:30."

Sigurisht që është informuar që virgjëria humbet dhe në mënyra tjera përveç seksit, por T.I është i bindur që vajza nuk bën kalërime, xhiro me biçikletë apo sporte të tjera. Për këtë arsye, e çon çdo vit Deyjah, sot 18 vjeçe që të kontrollojë himenin.

Për këtë ka marrë shumë reagime në rrjete sociale. Madje shkrimtarja Ijeoma Oluo bëri një postim në Tëitter ku tha se një veprim i tillë është shumë abuziv dhe çdo mjek që e pranon duhet të dorëzojë licensën.

/Ora News.tv/