Reperët më të preferuar të femrave më në fund bashkë! Së bashku për një projekt

Reperët e njohur, Ledri Vula dhe Noizy do të vijnë së shpejti me një bashkëpunim, i cili nuk dihet nëse do jetë projekt muzikor.

Në një postim në Instagram, ku pranë tyre shfaqet edhe aktori Blerim Destani, Noizy shkruajti: “1 dit kam me mrri... Krejt atje nalt dhe pse nisën të qeshin. Ta shofim se kush qesh i fundit.. ku jam un do vi edhe grupi.. tapetet e kuqe ju mbani për vete sa t’bukra të gjith ju po dukni.”

Ende ka mbetur e paqartë nëse këto fjalë janë teksti i këngës më të re që do thyejë rekorde, apo bëhet fjalë për një film me të cilin të tre po punojnë.

Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar, fanset e të dyja palëve kanë shfaqur interes dhe pëlqim të madh për këtë fotografi dhe bashkëpunim.

/oranews.tv/

EMISIONET