RENEA i rrethon banesën, i dënuari për vrasje qëllon me armë. Policia e plagos

RENEA i rrethon banesën, i dënuari për vrasje qëllon me

Një ndër 8 personat e në listën e shumë të kërkuarve në qarkun e Vlorës ra sot (18 janar 2020) në prangat e policisë pas një aksioni për arrestimin e tij në fshatin Hoshtima.

Rrethimi 

Xhevahir Jonuzi, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, kur ka parë veten të rrethuar nga forcat speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe policia e Vlorës ka hapur zjarr duke rrezikur dhe jetën e efektivëve.

‘Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre,” informoi sot policia e shtetit.

Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë” 

Më pas 47 vjeçari është  dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 Operacioni i koduar "Hoshtima" u finalizua mëngjesin e sotëm rreth orës 07:05. 

Kush është Xhevahir Jonuzi

47 vjeçari është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për "Vrasje me paramendim". Ai figuron dhe në listën e 8 personave me rrezikshmëri të lartë për të cilët policia ishte vënë prej kohësh në ndjekje. 



EMISIONET