Shqipëria merr një lajm të keq edhe nga FIFA. Sikur të mos mjaftonte ankthi që po kalon për shkak të goditjeve të tërmetit, vendi ynë humbet terren edhe në renditjen e FIFA-s.

Në renditjen e bërë publike pak minuta më parë, kuqezinjtë e Edi Rejës e shikojnë veten në pozitën e 66, një vend më poshtë se renditja e muajit të shkuar. Barazimi me Andorrën dhe Francën në dy sfidat e fundit kualifikuese të Euro 2020 kanë ndikuar në këtë zbritje në FIFA.

Një pozicion ka humbur edhe përfaqësuesja e Kosovës. Dy disfatat e fundit në kualifikueset e Euro 2020, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë i zbret "Dardanët" në vendin e 115.

Ndërkaq, "Top 5" nuk ndryshon. Belgjika kryeson me 1755 pikë, ndjekur nga Franca me 1726 dhe Brazili me 11 pikë më pak. Anglia dhe Uruguaj plotësojnë 5 vendet e para në FIFA.

/Ora News.tv/