Rënditja e FIFA-s/ Shqipëria në vendnumëro, kryeson Franca, "bum" ngjitje nga Kroacia

Pushimet e verës kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për kombëtaren shqiptare të futbollit. Në rënditjen e re të FIFA-s, kombëtarja e drejtuar nga italiani Christian Panucci nuk ka lëvizuar me ansnjë pozicion duke mbajtur vendin e 58-të në klasifikimin global.

Asnjë ndryshim pozicioni edhe për kombëtaren e Kosovës që gjendet e 141 në rënditjen botërore, ndërkohë që ngjitje në këtë rënditje ka pësuar kombëtarja e Kroacisë, me skuadrën e drejtuar nga Zlatko Dalic që ka përfituar plot 16 pozicione për tu rënditur e katërta. Një dorë në këtë drejtim i ka dhënë padyshim paraqitja në Kupën e Botës Rusi 2018, ku arriti të shpallej dhe nënkampione, ndërkohë që kampionët e sapo shpallur, Franca është ngjitur me gjashtë pozicione, çka e ngjit atë në krye.

Rënditja e Shqipërisë

"Top 10"

Rënditja e Kosovës

EMISIONET