Rekordi i "Pi" vendoset nga një femër, arrin ta çojë deri në 31 trilion shifra

Vlera e numrit “pi” ka një tjetër rekord me 31 trilion shifra, duke lënë pas rekordin me 22 trilion shifra.

Emma Haruka Iëao, një punonjëse e Google nga Japonia ka gjetur shifrat e reja me ndihmën e shërbimit kompjuterik të kompanisë.

Pi është numri që del kur ndahet perimetri i një rrethi me diametrin e tij. Shifrat e para njihen si 3.14, por numri pas tyre është shumë i gjatë.

Zgjerimi i shifrave është shumë i vështirë sepse “pi” nuk ndjek asnjë rregull të caktuar. “Pi” përdoret në inxhineri, fizikë dhe hulumtim hapësinor pasi vlera e saj mund të përdoret në llogaritjet për valë, qarqe dhe cilindra.

EMISIONET