Plot 300 milion dollarë. Me këtë shifër piktori francez Paul Gauguin ka arritur të shesë pikturën e tij  'Dy gratë tahitiane' apo 'Kur do të martohemi"  që mban vulën e piktorit në vitin 1892 pikërisht gjatë vizitës së tij të parë në Tahiti. Piktura do qëndrojë në ekspozitën e Zvicrës deri në qershor, ndërkohë që nuk janë dhënë të dhëna për blerësin e saj. Vizitorët e muzeut "Beyeler Fondation" në Zvicër, patën mundësinë të dëgjonin ekspertët e artit se kush ishte piktura e shitur më shtrenjtë në histori. Dhe rekonrdin e ka thyer artisti francez Paul Gauguin me dy gratë tahitiane, pikturë e shitur për 300 milionë dollarë sipas shtypit zviceran të specializuar në arte. Piktura është shitur të shtunën dhe ka pak detaje për blerësin, edhe pse ka informacione se vepra e artistit francez është blerë nga një muze në Katar. "Nafea Faa Ipoipo", apo "Kur do të martoheni"  është realizuar në vitin  1892 në vizitën e parë të Gauguin në Tahiti. Piktura do të jetë e ekspozuar për publikun zviceran deri në qershor, kohë në të cilën do të mbahet edhe ekzpozita kushtuar piktorit post-impresionist. Kuratori Raphael Bouvier shprehet: “Unë do thosha se është vërtetë një emocion që ne e kemi këtë vepër të madhe arti këtu dhe që sigurisht është një tjetër emocion kur mendon se pas pak kohësh do të largohet. Por e përsëris, jemi të nderuar që jemi ndoshta një nga muzeumet e fundit që do ta ekpsozojmë këtë pikturë për publikun”. Por çfarë e bën të vëçantë këtë pikturë, e cila krejt papritur u shit për një shifër marramendëse. " Ajo që e bën atë kaq të veçantë dhe unike është me të vërtetë  koncepti i  ri, ky perceptim i ri i ngjyrës. Siç shihet, në telajo ka ngjyra të forta dhe të tensionuara, bazuar gjithashtu edhe në kontraste të forta mes të kuqes, të gjelbrës, blusë dhe të verdhës,” thotë kuratori Bouvier Ndërkohë disa vizitorë e dinin që kjo pikturë do të shitej në vlera rekord. "E pabesueshme. Por kjo nuk tregon vlerën e veprës. Është një pikturë e mrekullueshme. Është  prekëse dhe me të vërtetë tregon portretet karakteristike të këtyre njerëzve,” thotë Martin Browne, një vizitor. Piktura ka qenë  për 100 vjet në pronësi të familjes zvicerane Staehelin,  e cila ja kishte  huazuar muzeut të Bezelit për dekata me radhë. Por në një dekalratë të muzeut u bë e ditur shitja e saj.  ‘Nafea Faa Ipoipo’ do të ekspozohet në Madrid dhe Washington përpara se të vendoset përfundimisht në shtëpinë e blerësit misterioz në fund të këtij viti.

/Ora News.tv/