Rekord /Mafias në Itali i sekuestrohen 18 miliardë euro

Rekord /Mafias në Itali i sekuestrohen 18 miliardë euro

Në mbyllje të vitit 2019 Policia Financiare Italiane ka publikuar të dhënat zyrtare mbi pasuritë e konfiskuar tëmafias italiane gjatë 5 viteve të fundit.

Sipas autoriteteve italiane nga vitit 2015 e deri më sot, krimit të organizuar vendas i janë sekuestruar 18 miliardë euro pasuri. 11 miliardë në para cash e 7 miliardë euro pasuri e patundshme.

Kjo pasuri e marrë në dorëzim nga shteti është baras me 1 % të PPB kombëtare.

Gjatë këtyre 5 viteve janë hetuar pasuritë e rreth 55 mijë personave e janë marrë në ekzaminim mbi 10 mijë produkte të tyre, mesatarisht  5.5 në ditë.

Krimi i organizuar në Itali ka perfeksionuar jo vetëm aftësinë sipërmarrëse e ekonomike por dhe ka marrë një veshje më të sofistikuar ekonomiko-financiare.

Guardia di Finanza Italiane ka investuar mbi 1 milionë euro në vit në aktivitetin e inspektimit në nivel kombëtar në të gjitha sektorët institucionalë për kapjen në kohë të shenjave të infiltrimit kriminal në ekonominë vendase.

Aktiviteti i Guardia di Finanzia është kryer në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Hetimore të Tatimeve e cila është krijuar që më vitin 1921 e ka kontribuar në procedurat e parandalimit e në operacionet e pastrimit të parave të pista, në proceset e riciklimit e investimit të tyre në mallra të sigurta si në piktura arti të kuotuara në borsë, në diamante të çmuara apo gjetje arkeologjike me vlerë të veçantë.

EMISIONET