Rekomandimi, Bregu: Duhet plan agresiv veprimi, retorika politike vonon procesin

Rekomandimi, Bregu: Duhet plan agresiv veprimi, retorika politike vonon procesin

Majlinda Bregu tha se që nga ky moment duhet të ketë një plan agresiv veprimi për të përmbushur detyrimet deri në qershor, në mënyrë që të hapen negociatat. E ftuar në studion e lajmeve në Ora News, ish-ministrja e Integrimit tha se edhe nëse Shqipëria hap negociatat në qeshor rruga nuk do të jetë e shkurtër. Ajo shtoi se retorika e shtuar politike do ta vonojë procesin.

Pjesë nga intervista

Ilva Tare: Si i patë reagimet e sotme, fillimisht të mazhorancës, kryeministrit Rama?

Majlinda Bregu: Mu duk një reagim normal. Unë e pres që të ketë edhe një lloj dozë vetëkënaqësie, madje ndjehej në fjalimin e kryeministrit sot kur përmendi se në vitin e parë të ardhjes në pushtet morën statusin e vendit kandidat dhe tani propozimin për celjen e negociatave. Por unë besoj se një falenderim i vecante duhet ti shkojë administratës shqiptare që për vite me radhë janë përpjekur për ta afruar Shqipërinë me BE. Administrata, ambasadorët besoj se kanë qenë më në tension sot sesa vetë politikanët.

Mirë do të ishte që nga ky moment të kishim një kalendar dhe një plan konkret agresiv veprimi për të plotësuar detyrimet tona, pra për të përmbushur aq sa mundemi deri në qershor. Për ta paraqitur veten serioz në këtë proces, i cili edhe nëse fatmirësisht do të nisë në qershor nuk do ta ketë rrugën shumë të shkurtër përsëri. Ndaj asgjë nuk mund të na vonojë më shumë sesa vetëm keqpërdorimi i procesit apo retorika e shtuar poetike politike.

Ilva Tare: Po qëndrimin e opozitës për marrjen e rekomandimit?

Majlinda Bregu: Nuk kam dëgjuar ndonjë qëndrim

Ilva Tare: Zoti Basha ka pasur një reagim nga Berlini dhe ka thënë se ky vendim do ta shtojë kontrollin ndaj qeverisë, do të japë rezultate ndaj krimit dhe korrupsionit…

Majlinda Bregu: Më vjen shumë mirë që zoti Basha po thotë atë për të cilën unë u dënova dhe e kam thënë para tre vitesh, se procesi i anëtarësimit në BE dhe celja e negociatave do të thotë garanci për të monitoruar reformat e kryera apo të pakryera në vend, për ti dhënë një hov më shumë  me sy të shtuar dhe me veshë më të hapur luftës kundër krimit të organizuar dhe korruspionit dhe nuk do të thotë marrja me të mira e qeverisë. Kështu që "ëelcome to the club" edhe zotit Basha.



EMISIONET