Rekomandimet e Malajt: Paraja të shkojë aty ku duhet, të gjallërohet biznesi, të luftohet papunësia dhe varfëria

Rekomandimet e Malajt: Paraja të shkojë aty ku duhet, të

Sipas ekonomistit Arben Malaj, vendet duhet që të negociojnë për shyerjen e borxheve në mënyrë që të mos ketë krizë likuiditeti në ekonomi për shkak të pandemisë.

I ftuar në emisionin ''360 gradë'' nga gazetari Artur Zheji në ''RTV Ora'', Manaj u shpreh se paraja duhet ë shkojë për luftuar papunësinë, varfërinë dhe për gjallërimin e biznesit.

Arben Malaj: ''Patjetër që ka debat se si mund të menaxhohet më mirë. Kjo krizë në hapësirën e diskutimeve dha dhe një përgjigje pozitive në debatin midis publikes dhe privates. Ishte absolutizuar privatja por sistemet shëndetësore dhe publike performuan mirë, që do të thotë se  gjithçka nga mënyra dhe përgjegjësia se si e menaxhon një sektor të caktuar se sa nga absolutizimi i privatizimit të gjithçkaje.

Problemi i dytë që ju e ngrini me të drejtë dhe që rekomandohen nga institucionet financiare ndërkombëtare, është që vendet duhet të bëhen gati të negociojnë shtyrjen e borxheve. Pra, të mos kemi një krizë likuidetesh por të kemi një shtyrje borxhesh,dhe të lehtësojmë likuiditetet në ekonomi. Por përpara se të kërkosh të shtysh borxhet që ke ndaj kreditorëve të tjerë, patjetër ata do të shikojnë dhe përgjegjshmërinë me të cilat menaxhon financat e tua, dhe në qoftë se nuk e bën me projekte të cilat po të rialokohen në kohë, duhet të tregosh përgjegjshmëri te pjesa jote. Si e menxahon atë para që ke, sa arkëton, si e përdor, dhe në pamundësi për të pasur stabilitet në financa publike duhet të marrësh disa masa.

Është e vërtetë që në kohë krize shpenzimet rriten, dhe patjetër të gjitha vendet do dalin me një borxh më të lartë nga kjo krizë por nuk ka vend për panik. Është rënë dakord për të gjitha vendet, duke filluar dhe me Italinë që shpenzimet që do bëhen të mos jenë pjesë e tavanit të borxheve. Paraja duhet të shkojë aty ku ka një objektiv të caktuar. Të luftojë papunësinë, varfërinë dhe të gjallërojë bizneset sipas sektorëve, me politika specifike, aktive dhe transparente.''


EMISIONET