Marrëveshja për rinovimin e kontratës së trajnerit Edoardo Reaja me kreun e FSHF-së, Armand Dukën duke se ka stopuar. 

Ende nuk ka një marrëveshje e cila do të dakordsojë palët. Të gjendur në këto kushte emri më i lakuar për të drejtuar ekipin tonë kombëtar është ai i Besnik Hasit. Ish kapiteni i kuqezinjëve shihet si një alternativë serioze për të pasur këtë përgjegjësi në të ardhmen. 

Karriera e nisur me sukses dhe staturë pozitive në Belgjikë, e ngre figurën e trajnerit gjakovar mes atyre me më shumë kredenciale.

/Ora News.tv/