E ftuar sot në emisionin "Mes Yjesh" ishte regjisorja Driada Dervishi e cila ka folur gjatë për situatën e shfaqeve teatrale dhe gjendjes psikologjike të aktorëve në këtë situatë pandemie.

Driada ka zbuluar për "Mes Yjesh" se përgjatë karantinës shume aktorë janë vendosur pranë publikut në një formë tjetër përmes leximit. Dëgjuesit kanë pasur mundësi ti dëgjonin ata në radion e vjetër të Durrësit  por gjithashtu edhe në te gjitha rrjetet sociale të lidhura drejtëpërdrejtë me Teatrin.

Regjisorja mori iniciativën gjithashtu për të ftuar moderatoren Xhesi Muçaj për t'iu bashkuar nismës më të re të nisur që është “Leximi i Letrave“, ku shume aktorë dhe figura publike do të realizojnë leximin e letrave më të famshme të historisë me video të cilat do të publikohen për të gjithë dëgjuesit dhe adhuruesit e Teatrit.



/Ora News.tv/