Regjimi i ndau, familja ribashkohet pas 47 vitesh

Dy motra, 98 dhe 101 vjeç respektivisht, u ribashkuan për herë të parë pas 47 vitesh pasi u ndanë gjatë regjimit Khmer në Kamboxhia.

Bun Se, 98 vjeçe, gjithashtu takoi dhe të vëllanë e saj, 92 vjeç. Të gjithë mendonin për njëri-tjetrin se kishin vdekur gjatë regjimit totalitar.

Dy motrat u takuan për herë të fundit me njëra tjetrën në vitin 1973, dy vite përpara ardhjes së regjimit komunist.

Gjatë këtij regjimit u vranë mbi 2 milion persona, shumë familje u ndanë nga njëra-tjetra.

Bashkëshorti i Bun Sen ra viktimë e këtij regjimi, ku 98 vjeçarja u detyrua të mblidhte dhe të dërgonte për riciklim shishe plastike për të siguruar bukën e gojës.

Që prej vitit 2004 ajo i kërkonte autoriteteve për të kërkuar motrën dhe vëllanë e saj, pavarësisht se mendonte se ata kishin vdekur.

Vetëm një javë më parë, qeveria i mundësoi asaj një udhëtim drejt fshatit të lindjes, ku kishin gjetur dhe familjarët e saj.

EMISIONET