Refuzimi i Gjinushit, Akademia e Shkencave: Akti i Presidentit në kundërshtim me ligjin

Pas refuzimit që Presidenti Meta i bëri Skënder Gjinushit për në krye të Akademisë së Shkencave ka ardhur edhe reagimi i  Këshillit Ekzekutiv të këtij institucioni.

Në një njoftim për shtyp, Këshilli Ekzekutiv thotë se ka konstatuar pavlefshmëri absolute të këtij dekreti, si akt i dalë në kundërshtim me ligjin, mungesën e çdo mjeti ligjor në ligjin e ASH për të vepruar pas një refuzimi emërimi; ngërçin juridik të krijuar midis faktit se kemi një kryetar të zgjedhur nga Asambleja e ASH me një vendim të formës së prerë, pra të pacenueshëm e ndërkohë të paemëruar; faktin se pengesa e vetme për emërimin e kryetarit të zgjidhur, sipas arsyetimit të dekretit është mosbërja efektive e dorëheqjes para kandidimit, çka nuk është e vërtetë.

Më tej në njoftim thuhet se është vendosur që të mblidhet Asambleja e Akademisë së Shkencave për të shqyrtuar propozimin e Këshillit Ekzekutiv për t'i kërkuar Presidentit rikonsiderimin e emërimit të kryetarit të zgjidhur.

Skënder Gjinushi nuk ka marë miratimin e Presidentit Meta për të drejtuar Akademinë e Shkencave. Kreu i Shtetit ka refuzuar emërimin e tij duke argumentuar se procesi zgjedhor paraqet problematikë të theksuar ligjore.

Në arsyetimin e Presidencës thuhet se Gjinushi ka mbajtur detyrën e anëtarit të rregullt të Akademisë gjatë kohës që ka qenë kryetar i PSD, veprim që bien ndesh me ligjin.

Sipas verifikimeve të kryera nga institucioni i Presidencës, Gjinushi rezulton të ketë mbajtur postin e Kryetarit të Partisë edhe gjatë zgjedhjeve.

Depozitimi i kërkesës për dorëheqje nga funksionet në PSD është bërë në datën 3 qershor, 10 ditë pas zgjedhjeve.

EMISIONET