Maxhoranca është dakord të përfshihet teknologjia në zgjedhje por me kusht që opozita të mos vërë në diskutim zgjedhjet nëse kjo teknologji nuk funksionon.

Pikërisht teknologjia është pika ku palët kanë mosdakordësi dhe përfaqësuesi i PD, Oerd Bylybashi, tha se mazhorancës i është lënë afat deri nesër në orën 11 kur do të mblidhet sërish Këshilli Politik për të ofruar gatishmërinë për futjen e identifikimit biometrik në të gjitha qendrat e votimit dhe pilotimin e votimit elektronik."

“Bëhet fjalë për identifikimin elektronik të zgjedhësve problem është sa mund të zgjidhet. Dëshira jonë është ta shtrijmë sa të mundet por OSBE/ODIHR thotë se shtrirja të jetë në mënyrë graduale. Jemi dakord të përfshihet teknolonigjia, qoftë pjesore qoftë më shumë, por asnjëherë zgjedhjet nuk mund të vihen në dyshim se nuk funksionoi teknologjia. Shpresojmë të mos përdoret si sebet. Garancia e zgjedhjeve nuk mund të varet tek teknologjia” nënvizoi bashkekryetari socialist Damian Gjiknuri per gazetaret pas perfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik.

Tjetër pikë ku palët ndahen është ajo e emërimit të një drejtori policie 100 ditë para zgjedhjeve.

“Jo çdo listë dëshirash mund të kthehet në detyrë për ne” u përgjigj Gjiknuri në prononcimin për median në fund të mbledhjes që zgjati mbi 4 orë.

“Policia e shtetit është organ profesional. Nuk ka model në botë që njihet të vëmë një drejtor policie për zgjedhje. Nuk është detyra jonë të bëjmë ligje për policinë e shtetit.”

Sa i takon ndryshimit të sistemit maxhoranca vijon të jetë e rezervuar për të dhënë opinionin e saj pasi “prekja e Kushtetutës mund të hapë problem të tjera”

/Ora News.tv/