Reforma zgjedhore, Kola: Nuk garantohet vota e lirë nga ky Këshill Politik

Reforma zgjedhore, Kola: Nuk garantohet vota e lirë nga ky Këshill

I ftuar në emisionin Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, lektori Vehap Kola tha se nuk do të ketë një zgjidhje nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore dhe se nuk do garantohet vota e lirë.

Vehap Kola: ''Unë nuk mendoj se do të kemi një zgjidhje ose do të garantojmë votën e lirë nga Këshilli Politik. Qëllimi i opozitës është të ulet dhe të justifikojë veten para ndërkombëtarëve. Ne bëmë atë që na takonte, Rama do të bëjë reformën që dëshiron. Është e kotë që dikush të presë që do bëhet reformë me konsensus, apo reformë e mirë, është pritshmëri e gabuar, nuk do përmbushet.''

EMISIONET