Reforma zgjedhore, ekspertët e huaj dhe LSI kundër financimit shtetëror

Reforma zgjedhore, ekspertët e huaj dhe LSI kundër financimit

Financimi i fushatës zgjedhore është pika ku ende opozita mazhoranca dhe ndërkombëtarët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. PD kërkon që shpenzimet të përballohen nga buxheti i shtetit, por për ndërkombëtarët kjo cënon standardet.  Gjithsesi PD do të paraqesë brenda dhjetorit draftin përfundimtar.

Financimi i partive politike dhe fushatës zgjedhore ka ndarë në qëndrime Partinë Demokratike me ndërkombëtarët. Selia blu kërkon që fushata elektorale të financohet 100 % nga shteti, ndërsa ekspertët e huaj e kundërshtojnë atë, pasi sipas tyre cënon standardet e ndërkombëtare të Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias.

Madje kundërshti ka edhe brenda opozitës së bashkuar pasi LSI propozon sistem miks me argumentin që të mos rëndohen taksapaguesit

Kaso: Propozimit tonë për financim 100% nga shteti dhe kriminalizimin e fondeve private. Nëse ky propozim mund të implementohet dhe në praktikë për të mos mbetur thjesht në letër siç ka mbetur.

"Qëndrimi konkret i LSI lidhur me financimin e partive politike është ai i financimit miks publik dhe privat"

Të njëjtin qëndrim me ndërkombëtarët dhe LSI-në mbajnë edhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare.

Hajdari: Ti kërkohet shqiptarëve që të paguajnë akoma më shumë për të financuar partitë politike 100% mendoj se kjo nuk është e drejtë.

Kjo është tryeza e dytë e reformës zgjedhore, në të cilën OSBE ka bashkuar në një tryezë PD me PS. Edhe bashkëkryetari socialist i komisionit të posaçëm u shpreh se janë në pritje të një drafti të shkruar nga ana e opozitës.

Gjiknuri: Kërkesat që kanë ardhur nga disa institucione ndërkombëtare për të kufizuar reklamat politike, mbase dhe për ti ndaluar fare ato.

Përfaqësuesi i PD Ivi Kaso garantoi se opozita e bashkuar do të ketë gati draftin para përfundimit të mandatit të komisionit. Ndërsa kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Bernd Boschardt pas shpalljes i padëshirueshëm në presidencë qëndroi larg mediave duke mos preferuar të flasë as për tryezën e organizuar nga zyra e OSBE-së në Tiranë.

EMISIONET