Tryezën e sotme të reformës zgjedhore, ku mori pjesë edhe opozita jashtë parlamentit e përshëndeti edhe ambasada Amerikane në Tiranë.

Nëpërmjet një postim në rrjetet sociale, ambasada thotë se dakordësia mes palëve është një  hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it.

"Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni", thuhet në njoftimin e ambasadës.

/Ora News.tv/