Tirane- Fadil Kepi, një njohës shumë i mirë i ligjeve të sigurimeve shoqërore specialist dhe ish drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë shpreh pakënaqësi ndaj pr/ligit për reformën në pensione. Specialisti i cili për vite të tëra, përmes valëve të radio Tiranës u vinte në ndihmë të gjithë shqiptarëve duke i zgjidhur rastet, thotë se është kundër rritjes së moshës së pensionit për femrat dhe për meshkujt. Jo vetëm kaq ai thotë se me këtë pr.ligj nuk ndërhyhet në problemin që është vërtet shqetësues: Puna në të zezë që është “thembra e Akilit”. Si specialist i ftuar në tryezën e opozitës organizuar sot paradite në Hotel Tirana, Kepi shpjegoi rast pas rasti të gjithë rastet që parashikon ky pr.ligj dhe pse i kundërshton. Te mos rritet mosha e pensionit për femra e burra "Lidhur me ligjin kam këto mendime. Së pari të mos rritet mosha e pensionit për femra e meshkuj, nga 60 që janë sot do shkojë 67, dhe meshkujt nga 65 do shkojë 67. Ka vende të zhvilluara të Europës që e kanë pensionet më të mëdha dhe kanë mosha më të ulëta. Italia po e rrit gradualisht pensionet deri në vitin 2018 dhe aty femrat u ndalon në moshën 66 vjeç, vetëm ne duam 67 vjeç. Kur Italia e ka jetëgjatësinë 5 vjet më shumë se vendi ynë dhe pensionin më të lartë se ne. Së dyti nëse do të rritet me këto ritme mosha e pensioneve ulet punësimi i të rinjëve të shkolluar dhe do të mbajmë më shumë në punë të moshuar kur dihet që kanë rendiment të ulët. Në 2015 do të dalin në pension meshkujt e datëlindjes 1950. Bie cilësia e punë si për disa profesione të zakonshme por të vështirë dhe të nderuara. Kemi mendim të përbashkët me zotin Tafaj i cili thotë "si mundet që një mësuses të jap mësim me cilësinë e duhur në moshën 67 vjeçe dhe unë ia ktheva, janë shtuar orët e fiskulturës, por si do të bëjë një mësuese 60 vjeç fiskulturë fëmijëve në zonën malore, si mundet një shofer të ngasë autobusin 67 vjec, kur shqisat dëgjimore e pamore bëjnë punën e tyre apo një pilot për emergjenca të shkojë me avion. Si mund të shkoj në Konospol, kur mund t'i duket se ka kaluar në Janinë. Leja e shtatzanisë, tani marrin më pak Në pr.ligjin e ri raportet mjekësore të lejeve të lindjes, megjithëse janë pakësuar me 1/3 në krahasim me 1990. Aktualisht lejet e lindjes paguhen me 80 % të pagës bruto, ndërsa me ligjin e ri parashikohet me 80 % të pagës neto. Pra ka një ulje shumë të madhe të numrit të nënave që lindin fëmijë. Mjekët në të gjithë botën thonë që ushqimi i nënës është i pazëvendësueshëm. Të ushqejmë nënën që të ushqehet fëmija dhe nëna të kompesohet me ilaçe. Shpesh ilaçet kushtojnë më shtrenjtë sesa pagesa që mendohet t'i ulet nënave që do të lindin. Kepi:Rritet mosha e pensiomit familjar për gratë e veja të papuna/strong> Kur vdes bashkëshorti gruja e papunë aktualisht merr pension familjar në moshën 50 vjeçe dhe merr gjysmën e pensionit të burrit të papunë. Ndërsa parashikohet të rritet edhe pensioni familjar, 5 vjet, pra mos ta marrin penionin familjar 50 vjeç kur vdes burri por në moshën 55 vjeç. Nga ana tjetër nëse vdes burri dhe një nënë ka një fëmijë, mund të ketë 4, por i fundit është më i vogël se 8 vjeç, pavarësisht nga mosha, ajo nënë 30 vjeçe. Sepse këto aksidente që ndodhin sot marrin jetë të rinjsh dhe lënë nënat e reja me hall të madh. Si mund të rrisë ajo nënë e re e 3 fëmijët, pasi i vdiq i shoqi në aksident. Fëmijët rriti si të duash, pensionin do e marrësh 55 vjeçe”. Kurse sot është kur ka fëmijë nën 8 vjeç pavarësisht nga mosha kur është pa punë merr gjysëm e pensionit. Kepi: Pesnion para moshës 55 vjeç për nënat me mbi 6 fëmijë Nënat me 6 e më shumë fëmijë, aktualisht dalin në pension në moshën 55 vjeç dhe duhet 30 vite punë. Kështu ka qenë që prej 1993. Për çudi me 1 janar të 2015, edhe nënave me 6 fëmijë do të dalin në pension 55 vjeçe. Në shifra, në regjistrimin e popullsisë të vitit 1960, mesatarisht një nënë në Shqipëri ka patur 5 fëmijë. Pra lindjet janë pakësuar vitet e fundit, ku një nënë mesatarisht ka 1 deri dy fëmijë. Por brezi më parë ka patur fëmijë shumë, ka punuar në kooperativë, ka marrë bukë më vete me ujë dhe sheqer. Mos t’i harrojmë këto, këto dalin në pension tani, jo ato që shëtisin me benza dhe kalojnë pushimet jashtë vendit. Kepi: Kontributi ndaj fermerit, po u rrit, nuk do sigurohet Do të rriten kontributet e fermerëve për tu siguruar, por do rriten në atë masë që nuk do të sigurohen. Janë 14 rrethe malore në vendin tonë, sot për tu siguruar paguan rreth 2 mijë lek të reja në muaj dhe nuk sigurohen për shumë arsye, tokat e varfra e të tjerë me rradhë. Po shtove kontributin ai nuk do sigurohet. Kepi: ISSH nuk zbaton ligjin aktual për uljen e moshës së pensionit,e kundraligjshme Është premtuar që minatorët e nëntokës të dalin 55 vjeç nga ministri i Mirëqënies Sociale. Në ligj nuk thuhet asnjë fjalë. Por edhe nëse dalin 55 vjeç nuk thuhet asnjë fjalë se sa vite duhen nëntokë. Instututi i Sigurimeve Shoqërore në mënyrë të kundraligjshme nuk zbaton as ligjin në fuqi që punonjësi i nëntokës, ku thuhet se minatorit të nëntokës t’i ulet mosha e pensioneve, jo 64 vjeç por 60 vjeç, kur kanë 30 vjet punë. Instituti i Sigurimeve me një kurajo marramendëse nuk e zbaton këtë ligj. Ka dy shkresa të firmosura nga dy drejtorët dhe nuk zbatohet ky ligj. Kur nuk i nxjerr 60 vjeç minatorët, si mund t’i nxjerrësh 55. Kepi: Hiqet shpërblimi i lindjes kur lindjet janë pakësuar Është hequr shpërblimi i lindjes, “po me urën c’patën”! Shpërblimi i lindjes i jepet një nëne që ka lindur një fëmijë, shpërblimi është i barabartë me gjysëm e pagës minimale. Kush lind binjakë merr dyfishin e shpërblimi. Nuk u hoq dy vite më parë kur lindjet ishin dyfish, u hoq tani që po pakësohen. Kepi: Puna nuk mund të jetë e zezë, asnjë punonjës i pasiguruar, kjo është “thembra e Akilit” Meqënëse thelbi i reformës së pensioneve është kjo: meqënëse nuk arkëtohen 40 miliardë lekë të reja nga kontributet sepse buxheti i Sigurimeve Shoqërore në 2013 ka qenë 100 miliardë, 60 miliardë janë arkëtuar nga kontributet dhe 40 miliardë nga buxheti i shtetit. Në vendin tonë aktualisht ka 58 mijë biznese që kanë të punësuar mesatarisht 1.3 punonjës, pra imagjinoni në një lokat të ketë ose një kuzhiner ose një kamarier. Unë nuk kam parë lavazhë që të ketë më pak se 3 veta, si mund të ndodhi kjo. Faktet janë kokëfortë dhe para fakteve gjunjëzohet dhe perëndia. Ka dhe një fakt tjetër, Inspektorati Shtëtëror u Punës ka deklaruar kohët e fundit se 30% e punonjësve në firma private është e zezë. Puna është e nderuar, është e bardhë, por kur nuk paguhen kontributet kthehet nga e bardhë në të zezë. Ato që janë të siguruar paguhen me pagë minimale. Dje më ka ardhur një shofër me 7 fëmijë dhe hidhte pikën e lotit. Si do bëhet në vendin tonë që të mos ngelet asnjë punonjës i pasiguruar, kjo është ‘thembra e Akilit’. Po si do i bëhet atyre që janë 55 vjeç dhe nuk i merr njeri në punë se i thuhet “jeni në prag pensioni”. Kur nuk merret 55 vjeç, si do merren 64, deri sa të dalë pensionin. Kepi: Biznesmenët të mos pasurohen me gjakun e fëmijëve tanë Siç bëjnë shtetet e tjera që po mbajtën një punonjës të pasiguruar e pagujnë 10 fishë dhe po u kap i hiqet licensa. Në këtë projektligj për këtë që është më kryesorja, nuk thuhet asgjë. Përkundrazi ëhstë kundërshtuar, kryetari i kontrollit të lartë të shtetit, zoti Bujar Leskaj në komisionin përkatës i cili kërkoi “më jepni kompetenca të kontrollojë edhe sa punonjës ka një firmë private dhe sa i siguron dhe u kundërshtua. Edhe në shtyp e kam thënë, jam dakort me të, të gjehet zgjidhja që biznesmenet të sigurojnë rrugën e suksesit por jo të pasurohen me gjakun e fëmijëve duke ulur pensionin sepse e siguron ai me cerekun e rrogës. Kepi: Inspektorati të marrë përgjegjësitë, , nuk është institute statistikash Jo vetëm shoferi autobusit nuk merr rrogën e duhur, por thonë të rriten biletat. Pra edhe t’ja ulësh pensionin, edhe të paguajë më shumë për të udhëtuar. Se me pension nuk blihet as benz as shtëpi, mbahet fryma gjallë, sepse as ilaçet nuk i blen dot se nuk janë të gjitha të rimbursueshme. Inspektorati Shtetëror i Punës është kthyer si istutut statistikash, këto paguajnë, këto jo. Roli është të shoqërojë shoferin se përse e ke lënë me pagë minimale, se janë shkelur rregullat e punës dhe duhet gjobitur. Inspektorati duhet të marri më shumë përgjegjësi dhe tu jepen më shumë kompetenca. Kam respekt për zotin Kalaja, por nuk ndihen sindikatat tek ne. Nuk kam parë një sindikatë që të shkoj në gjyq dhe të thotë se do e mbrojë deri në fund këtë sepse është punonjësi im. Me formulën e re personat që marrin rroga të ulta nga rroga mesatare do marrin pension më pak.   e.k/orannews.tv

/Ora News.tv/