Real Madrid fitore të "vuajtur" ndaj Betis

Real Madrid fitore të "vuajtur" ndaj Betis

Shënojnë shumë por dhe pësojnë shumë! Bëhet fjalë për skuadrën e Real Madrid, e cila ka arritur të marrë një fitore të vuajtur në transfertën e vështirë ndaj Real Betis. Edhe pse e gjetën veten në vështirësi në pjesën e parë, madrilenët arritën të triumfonin me rezultatin e përgjithshëm 5-3.

Reali kaloi i pari në avantazh në minutën e 11-të me anë të Asensios, por vendasit përmbysën më pas gjithçka.

Mandi (34’) dhe Nacho në të 37’ me autogol i dhanë epërsinë Betisit, i cili e mbyll 2-1 pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë madrilenët nuk përmbahen. Tre gola të shënuar mjaft shpejt i rikthejnë avantazhin. Ramos (50’), Asensio (59’) dhe Ronaldo (65’) janë autorët e golave.

Vendasit u munduan të rikthehen në lojë duke ngushtuar rezultatin në 3-4 në minutën e 85-të me anë të Leon por Benzema i jep fund cdo dyshimi duke shënuar dhe golin e pestë për Realin e Madridit në minutën 92-të. 5-3 dhe kështu mbyllet takimi.

Me këtë fitore Real Madrid mbetet në vendin e 4-ët, 1 pikë më pak se Valencia e vendit të tretë, por me madrilenët që kanë një ndeshje më pak.

EMISIONET