Reagon Aleanca: Rama nuk guxon të ndërmarrë asnjë hap kundër Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Teatri Kombëtar do të shembet dhe në vend të tij do të ndërtohet një i ri.

Në një deklaratë për mediat të postuar në faqen zyrtare në facebook të Aleancës thuhet se

sot kryeministri Edi Rama arriti një nivel të ri urrejtje ndaj trashëgimisë, artit dhe kulturës së Tiranës dhe Shqipërisë.

"Në fjalimin e mitingut, një spektakël që shqiptarëve u ka kushtuar më shumë se gjysmë milion euro, ai kërcënoi se do të shembte jo vetëm Teatrin Kombëtar, por edhe Bibliotekën Kombëtare, Muzeun Kombëtar, si dhe Teatrin e Kukullave e njohur edhe si godina e parlamentit të parë shqiptar".

Edhe pse planet Rama i veshi me gënjeshtrën e përhershme për “modernizimin” e qytetit, shton Aleanca, kjo nuk është aspak e vërtetë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është e bindur që ai nuk do guxojë të ndërmarrë asnjë hap kundra Teatrit ashtu siç nuk ka guxuar deri më sot.

Deklarata e plotë



EMISIONET