Reagimet e politikës për vdekjen e mafiozit Too Rinna: Fundi i tij nuk është fundi i mafies

Reagimet e politikës për vdekjen e mafiozit Too Rinna: Fundi i tij nuk

Bosi i bosëve të mafies sicilian Cosa Nostra ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm por për politikën italiane me vdekjen e tij mafia nuk ka marrë fund.

"Toto Riina merr me vete të gjitha sekretet e periudhës së egër të tij në krye të Cosa Nostra", ka komentuar vdekjen e tij kryetarja e Komisionit parlamentar të Antimafias Rosy Bindi.

"Ne na mbetet detyrimi të kërkojmë të vërtetën, për të gjithë këto vite që Riina e ka fshehu. e duhet të zbardhim të gjitha masakrat që ai ka urdhëruar. Fundi i Riinës nuk është fundi i mafies siciliane që vazhdon të mbetet një nga sistemet kriminale të rrezikshmërisë më të lartë". ka deklaruar ajo.

"Mëshira para vdekjes nuk bën të harrohet ajo çka është bërë gjatë jetës", është komenti i kryetarit të Dhomës së Senatit në Parlamentin italian Pietro Grasso.

"Duart e Riinës janë lagur gjakun e njerëzve më të mirë të shtetit e të shoqërisë civile. Nuk ka bashkëpunuar kurrë me ne e ne nuk do të  ndalojmë kurrë të zbulojmë të vërtetën kurrë."

"Riina do të gjej në botën tjetër një dënim akoma më të ashpër. E meriton të gjithin" është komenti i Maurizio Gasparrit kryetarit të grupit parlamentar të Forza Italia.

"Nuk ka gëzim për vdekjen por nuk mund ta fal" është shprehur sot Maria Falcone, motra e gjykatësi Giovanni Falcone.

"Si më mëson besimi im fetar ka falje kur ka pendim, por pendimi nga Toto Riina nuk erdhi kurrë."

"Shteti në të gjitha rastet duhet të shpreh  diferencën e distancën e tij nga Mafia". është reagimi i Ministrit të Drejtësisë Andrea Orlando. E shteti nuk duhet të nënvlerësoj rrezikun që vjen sot nga krimi i organizuar."



EMISIONET