Analisti, Aleksandër Çipa, duke komentuar raportin përfundimtar të  Komisionit të Venecias për anulimin e 30 qershorit, thotë se shumica dhe presidenca po i bëjnë lexim të ndryshëm të njëjtit tekst.

I ftuar në RTV Ora, Çipa thotë se e gjithë kjo situatë paralajmëron se maxhoranca nuk do të tërhiqet nga aksioni i nisur për shkarkimin e presidentit Meta.

Aleksandër Çipa: Edhe shumica edhe presidenca po i bën një lexim kryekëput të ndryshëm të njëjtit tekst.Ka tejkalim kompetencash dhe komisioni gjithashtu nuk miraton shkarkimin. Nga ana tjetër ka intrepretime nga komentonjës dhe interpret pranë shumicës socialiste që u adresohen dy neneve të Kushtetutës për shkelje të Kushtetutës. Është një parathënie e qartë për vijimin e aksionit të shumicës për shkarkimin e Presidentit.

/Ora News.tv/