Rangers nxjerr në ankand Grezdën, interes francez për yllin kuqezi

Rangers nxjerr në ankand Grezdën, interes francez për yllin

Eros Grezda mund të ndryshojë fanellë që në këtë merkato vere.

Mesfushori i avancuar i kombëtares shqiptare nuk po gjen hapësira te Rangers, me gjigantët skocez që janë të gatshëm ta vendosin në bursë. E kjo situatë duket se i ka pëlqyer tej mase ekipit të Ligue 1, Stade Brestois.

Këto të fundit kërkojnë përforcime në sulm dhe firma me 24 vjeçarin do të ishte ideale për ta. Kartoni i ish-lojtarit të Osijek u ble nga Rangers pikërisht nga kroatët për shifrën e 2 milionë eurove, teksa tashmë gjiganti skocez është gati ta lë të lirë edhe për 1.5 milionë euro.

Kur kanë kaluar pothuajse 2 vite në Skoci, Grezda ka mundur të grumbullojë vetëm 13 takime, ku ka shënuar edhe dy herë. Një formë që i ka kushtuar edhe mosgrumbullimin në kombëtaren shqiptare, me të cilët ka luajtur në 13 takime dhe ka realizuar vetëm një herë.

EMISIONET