Rama vë në shërbim të të prekurve nga tërmeti platformën "shqipëriaqëduam.al"

Rama vë në shërbim të të prekurve nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama vë në shërbim të të prekurve nga tërmeti platformëne bashkëqeverisjes Shqipëriaqëduam.al për çdo problem apo nevojë që ata kanë.

Qytetarët e tjerë që kanë shqetësime të tjera që nuk lidhen me tërmetin do të duhet të presin për njëfarë periudhe deri në kalimin e emergjencës.

Rama: Duke qenë se të gjithë duan të marrin përgjigje në të njëjtën kohë, krijohen radhë të gjata dhe turma në zyrat e shtabeve të emergjencave mendojmë që me një ndjesë drejtuar të gjjithë qytetarëve të këtij vendi të ndalojmë veprimtarinë e platformës së bashkëqeverisjes përgjatë periudhës së emergjencës dhe gjithë forcat të fokusohen te emergjenca dhe qytetarët që duan të dinë për fatin e tyre pas dëmtimit të banesës. Nga dita e sotme në platformën "shqipëriaqëduam.al" pa pasur nevojë në logim në e-albania, qytetarët që duan të marrin informacion të shpejtë  mund të drejtohen këtu me një klik, ku mund të shtrojnë pyetje  dhe shqetësime mbi disa sfera.

EMISIONET