Rama tregon si e shajnë në whatsapp: Hë mo plak... o legen... O qen

Rama tregon si  e shajnë në whatsapp: Hë mo plak... o legen... O

Kryeministri duket se është penduar që bëri publike numrin e telefonit studentëve duke premtuar se do i përgjigjej të gjitha pyetjeve që ata kishin, pasi këta të fundit nisën  protestat.  

Një lum mesazhesh i shkojnë në Whatsapp mes të cilave ka dhe nga ata që i drejtohen me vulgaritet apo dhe e bëjnë për të qeshur.

Ndërsa po u prezantonte studentëve platformën për punësimin e ekselentëve zbuloi copëza nga mesazhet që i vijnë në Whats app.

Edi Rama: "Të gjitha kërkesat janë duke u zbatuar. Tani është estradë e madhe kjo. Mora dhe unë atë përsipër që thashë që ky është numri im dhe i përgjigjesha të gjithëve. Realisht i përgjigjesha të gjithëve deri para tre netësh por kur të vijnë 1000 mesazhe si tu përgjigjesh të gjithëve. Dhe kur të gjithë të shohin online të gjithë mendojnë se je duke parë atë: Hë mo plak, o legen. O qen.. po kërkesat .. por ajo që është surreale është paaftësia për të kuptuar se gjërat duan kohën e tyre..  

Dhe në këtë kuadër nuk mundi të mos përmendte para studentëve edukatën.

Edi Rama:  Edukata .. katastrofë.. e pabesueshme. Sa herë ndeshem me këtë fakt mendoj prindërit. Shqipëria mund të mos ketë pasur shumë gjëra, por Shqipëria ka pasur kov edukate edhe në kullat më të izoluara në mes të maleve. Malësorë në fund të botës ose banor buzë detit pa dallim kanë pasur në shtëpi një kod edukate. 

Prindërit sakrifikojnë ia heqin vetes dhe kur mendon që me paratë që prindërit ia kanë hequr vetes nga tavolina e bukës, fëmija me smartphone flet si veshgjatë që ka dy duar tepër dhe dy këmbë mangut është të vësh ulërimën"

Rama tha se të gjitha kërkesat do plotësohen por duan kohë

Edi Rama: "Kishte nga ata që thonin u ktheva në konvikt e nuk kishte ndryshuar gjë. Po këta ku jetojnë?! Ikën këta e u kthyen me pushime dhe e prisnin që konvikti të ishte.. ku i shohin këta .. në cilët filma i shohin zhvillimet... se dhe në film thuhet one year later.. dhe më pas del se është ëndërr në film jo realitet".

EMISIONET