Rama tregon çfarë përmban një pako me ndihma dhe ku ndryshon nga qesja

Rama tregon çfarë përmban një pako me ndihma dhe ku

Kryeministri Rama u është akuzave të qytetarëve dhe opozitës se ndihmat po shpërndahen me njohje dhe lista partie.

Rama: Shoh një grup jo të organizuar por një kategori njerëzish që me paturpësinë më të madhe këtu tallen, përqeshin, ofendojnë mijëra njerëz që sot po sakrifikojnë jetën e tyre duke shkuar derë më derë.

Në komunikimin me qytetarët, Rama një përgjigje e pati edhe për ata deklarojnë se diku po shpërndahen pako, e diku qese.

Rama: Për një qese, për një qese. Ndihmat që unë publikoj janë ndihma ushqimore, barna apo ndihma të tjera emergjence. Janë 147663 sot që flasim, dyer ku kemi trokitur në këtë periudhë kohe. Sa i përket qeseve dua tu sqaroj se kjo luftë është lufë për ekzistencë. Nëse keni parë qese unë mendoj që kur i shihni ato qese duhet të kuptoni që askush nga ata që kanë nevojë të ezkistojnë në këtë luftë nuk po lihet vetëm. Ato qese janë dora e shtrirë e solidaritetit. Respekt për ata që e bëjnë këtë punë.

Ata që marrin këto qese nuk kanë facebook, janë mirëkuptues dhe falenderues. Ka një pako të rezervave të shtetit që janë të standartizuar dhe ka ndihma nga bashkitë që nuk ishin të standartizuara ka dhe qese nga Fundjava Ndryshe me të cilën bashkëpunojmë. Pakoja është standartizuar dhe përmban 4 kg makarona, 5 kg oriz, 2 litra vaj, 2 kg sheqer, 1 kg kripë, 2 kg salcë, 4 kg fasule, 25 kg miell për një muaj, 5 kg detergjent dhe pesë sapunë. Është një pako për dy javë dhe jo deri në fund.

Kjo pako deri dje apo pardje ka shkuar në të gjitha familjet që jetojnë në çadër. Mirëkuptim i plotë për të gjithë ata që qahen por sot ka njerëz që jetojnë në çadër. Për të tjerët është bërë konsumimi i të gjithë bazës ndihmuese të 61 bashkive prandaj ka pasur pako, ka pasur edhe qese. Nuk kanë të gjitha bashkitë pako për këtë ditë të zezë. Nëse ju duken këto të pamjaftueshme për të mbajtur frymën gjallë mesiguri nuk i keni sytë për të parë realitetin, ose mendoni se kjo është një kohë për të ngrënë dhe pirë dhe për të çuar mesazhe.



EMISIONET