Shqipëri-Serbi bashkë në BE, Rama: Me presupozimin që të njohë Kosovën

Shqipëri-Serbi bashkë në BE, Rama: Me presupozimin që

Në forumin ekonomikë të Davos ku kryeministri Rama merr pjesë, i është përgjigjur interesit të  medave serbe në lidhje me të ardhmen e vendeve në BE, vizitën e Presidentit të SHBA, dhe krijimin e gjykatës së kosovës. Pyetjes nësë Serbia mund të antarësohet më parë në BE sesa Shqipëria, kryeministri Rama është përgjigjur se gara është e shëndetëshme por Serbia është më përpara në këtë proces, me presupozimin e njohjes së Kosovës.

Rama: Është një proces i bazuar tek merita dhe ndërsa flasim Serbia është më përpara, sepse Serbia tashmë është duke negociuar dhe ne jemi duke pritur me padurim të nisim negociatat këtë vit. Por është një garë e shëndetshme, le të themi. Po, ne duam shumë të kemi një ecuri shumë më të shpejtë, le të themi, dhe pse jo të jemi thjesht në të njëjtën pozitë në të ardhmen dhe pse jo të hyjmë në BE së bashku, me presupozimin që Serbia të njohë Kosovën.

Funksionimin e Gjykatës Speciale në Kosovë, kryeministri Rama e quan proces të pakthyeshëm.

Rama: Unë mendoj që është një proces i pakthyeshëm, edhe pse mendoj së është e rëndësishme të kesh gjithnjë një mendje të hapur në lidhje me çfarë është më e mira dhe çfarë mund të përmirësohet. Kështu që nuk mendoj se ideja dhe gjykata si e tillë është në ndonjë lloj rreziku dhe nëse ka një debat rreth përmirësimit është një debat i mirë.

Kryeministri Rama tha se fjalimi i kancelarës Merkel ishte inkurajuese dhe është e vetmja që mban gjallë Europën dhe parimet e Europës së bashkuar. Ndërsa për fjalën që pritet të mbaj presidenti SHB Trump, Rama u shpreh shpresëplotë  se dhe Amerika do të vazhdojnë të luajë një rol strategjik në rajonin tonë, si edhe shtetet vetë të ecin drejt një të ardhmeje më të mirë.

Kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Presidentit serb, Alexandër Vucic. Ky i fundit mësohet të jetë shprehur gjatë bisedës se mbështet idenë e vazhdimit të dialogut me Prishtinën, por u shpreh se nuk ka shumë shpresë se kjo çështje do të zgjidhet brenda vitit.

Intervista 

Kryeministri Edi Rama: Sigurisht, Europa nuk është në formën e saj më të mire, por lajmi i mirë është se ajo është në një moment ndërgjegjësimi rreth nevojës për të qenë në një formë më të mirë, kjo është një periudhë tranzicioni shumë inkurajuese nga një e kaluar e zymtë në diçka më të ndritshme.

-Po fjalimi i Kancelares Anxhela Merkel, a ishte gjithashtu inkurajues, si mendoni?

Kryeministri Edi Rama: Ajo është gjithmonë inkurajuese. Ajo është e vetmja, e cila mbajti gjallë jo vetëm Europën, por edhe vlerat europiane, parimet europiane dhe ëndrrën europiane, duke qëndruar e fortë në një moment shumë të vështirë, kur Gjermania u përball me krizën dramatike të refugjatëve dhe ajo nuk luajti politikisht me këtë gjë.

-Çfarë prisni nga vizita e Presidentit Trump nesër dhe pasnesër?

Kryeministri Edi RamaPo, po pres me kuriozitet të dëgjoj Presidentin dhe jam shumë shpresëplotë që, përsëri, ajo çfarë thashë për Europën është e njëjtë për SHBA-në, janë dy aleatët e mëdhenj strategjikë të Shqipërisë, por janë dy faktorë të mëdhenj, unë mendoj, në të gjithë rajonin. Është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të luajnë një rol strategjik në rajonin tonë, si edhe shtetet vetë të ecin drejt një të ardhmeje më të mirë.

-A prisni ju që Serbia dhe Shqipëria do të hyjnë së bashku në BE, apo ka disa parashikime që ndoshta Serbia mund të hyjë në BE para Shqipërisë, Çfarë mendoni për këtë?

Kryeministri Edi Rama: Është një proces i bazuar tek merita dhe ndërsa flasim Serbia është më përpara, sepse Serbia tashmë është duke negociuar dhe ne jemi duke pritur me padurim të nisim negociatat këtë vit. Por është një garë e shëndetshme, le të themi. Po, ne duam shumë të kemi një ecuri shumë më të shpejtë, le të themi, dhe pse jo të jemi thjesht në të njëjtën pozitë në të ardhmen dhe pse jo të hyjmë në BE së bashku, me presupozimin që Serbia të njohë Kosovën.

-A prisni ju që të ngrihet Gjykata Speciale dhe të filloje punën në Kosovë?

Kryeministri Edi RamaUnë mendoj që është një proces i pakthyeshëm, edhe pse mendoj së është e rëndësishme të kesh gjithnjë një mendje të hapur në lidhje me çfarë është më e mira dhe çfarë mund të përmirësohet. Kështu që nuk mendoj se ideja dhe gjykata si e tillë është në ndonjë lloj rreziku dhe nëse ka një debat rreth përmirësimit është një debat i mirë.


EMISIONET