“Bashkohuni me ne”, Rama takon Erdogan e kërkon fonde në Turqi

“Bashkohuni me ne”, Rama takon Erdogan e kërkon fonde në

Kryeministri Edi Rama, ka fluturuar drejt Stambollit, ku është takuar me presidentin Turk Rexhep Taip Erdogan, në përpjekje për të përfituar sa më shumë fonde për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Momentet e takimit me presidentin turk, kryeministri Edi Rama, i bëri publike në rrjetet sociale.

Më pas, kryeministri mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë për investimet publike e private.

Në fjalimin që zgjati më shumë se 10 minuta, ku referencë kishte Kuranin dhe Allahun, Rama kërkoi ndihmë për përballimin e situatës pas tërmetit.

Edi Rama: “Kurani na mëson se katastrofat njerëzore janë sprova. Po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Drita më e çmuar është ajo që të vjen në orën më të errët. Kjo dritë pa tek Turqia një prej rrezeve të saj. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtisë së saj dhe nuk braktisi një mik dhe si thotë një shprehje e vjetër të ecësh me një mik në errësirës është më mirë se i vetëm në dritë. Kam ardhur këtu t'iu falënderoi për 500 banesat e t'iu kërkoj të jeni pranë nesh.”

Rama, tha demet shkojnë përtej asaj që qeveria shqiptare mund të përballoje.

Edi Rama: "Dua që katastrofa që po kalojmë të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë. Katastrofa ka përkulur qytetet tona më të rëndësishme. Dua të besoj se edhe me ndihmën tuaj do arrijmë të bëjmë për Durrësin atë që Turqia bëri për Izmirin. Shumica e ndërtesave të shkatërruara janë struktura shumëkatëshe me dhjetëra familje. Ne besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është njerëzisht e përballueshme për ne. Përtej debateve tokësore le të kemi besim se zoti pranon vetëm atë që është e drejtë. Ju kërkoj falje që ndërhyra në konferencën tuaj, ju falënderoj me zemër për durimin."

Në përfundim të konferencës, kryeministri Edi Rama, në një prononcim për mediat shqiptare, tha se ka nisur puna konkrete për projektin e 500 banesave, ndërsa tha se Franca dhe gjermania kanë shprehur interes për mbajtjen e një samiti për mbledhjen e fondeve për Shqipërinë.

Edi Rama: “E ka mikëpritur ai, por kjo është një çështje që do zgjidhet midis tyre sepse edhe Gjermania ka shprehur interes. Bashkimi Europian, vetë komisioni do ta koordinojë këtë proces. Kjo do të vendoset, por e rëndësishme është të kemi gjithë shtetet në tavolinë dhe ndërkohë po punojmë shumë intensivisht me ekspertët e huaj për të përgatitur raportin e post katastrofës.”

Qeveria Turke,  si ndihmë të parë ka ofruar ndërtimin e 500 banesave, ndërsa ka saktësuar se fondi që do të alokoi do të menaxhohet nga autoritet e saj, e jo nga institucionet  shqiptare 



EMISIONET