Rama: Shpifësat duhet t'i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër detaj për propozimin e tij për një paketë antishpifje. Sipas tij kjo paketë nuk do të jetë e përfshirë në Kodin Penal.

Në postim në twitter, kreu i ekzekutivit deklaron se shpifësat e çdo lloji duhet t'i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo pellg mediatik duhet t'u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorën.

Rama: Paketa AntiShpifje në Kod Penal?Jo jo, as edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësat. Shpifësat e çdo lloji po, ata duhet t'i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo pellg mediatik duhet t'u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorë.

Ndërkohë Kryertarja e LSI-së Monika Kryemadhi,  dha se personi i parë që duhet denuar për shpifje është vetë propozuesi i kësaj nisme, kryeministri.


EMISIONET