Rama "shkrin" së qeshuri Spiropalin e Xhaçkën, Shehu dhe Maliqi "flirtojnë" me PS

Sigurimi i 95 mandateve në Kuvend dhe mungesa e "opozitës zhurmuese" e kanë sjellë në qejf kryeministrin Edi Rama.

Në seancën e sotme, ku munguan dhe protestat jashtë,  shefi i qeverisë i pa gjithë buzagaz në sallën e Kuvendit teksa bisedonte me Ministret Xhaçka dhe Spiropali.

Edhe pse zgjati më shumë se 3 orë, i vetmi lajm në seancë ishte betimi i 7 deputetëve të rinj të opozitës, dy nga Partia Demokratike e 5 nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Sot u betuan Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti.

Kur jemi te deputetët e rinj, Ylli Shehu dhe Lefter Maliqi u panë vazhdimisht me kokën nga kolegët e mazhorancës.

Kliko këtu për të parë se çfarë ndodhi sot në Kuvend.


EMISIONET