Rama: Shkodra ka një kryetare që nuk është kryetare. Me Presidentin asnjë komunikim

Rama: Shkodra ka një kryetare që nuk është kryetare. Me

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS, kryetari njëherësh edhe kryeministri ka deklaruar se procesi i zgjedhjeve brenda partisë po vazhdon normalisht. Shkodra, tha ai, është në një situatë më të rëndë nga kjo pikëpamje. Ndërsa u shpreh se nuk ka asnjë komunikim me Presidentin për të caktuar një datë të re për zgjedhjet në 3 bashki  që nuk ka kryetarë.

Edi Rama: Kudo procesi ecën sipas normave të paracaktuara, diku më shpejt diku më ngadalë, diku mirë, diku shumë mirë diku më dobët. Por unë besoj se në përgjithësi ky proces na ka dhënë atë që kemi pritur, na ka dhënë energji të re. Edhe pse zgjedhjet duken larg, ato janë nesër praktikisht sepse qershori i 2021 është afër.

Pyetje: Janë tre bashki pa kryetar, a ka një komunikim me president për të caktuar një datë?

Edi Rama: Jo nuk kemi asnjë komunikim, ju e dini që situata post zgjedhore karakterizohet nga një inerci që lidhet me historinë  e dekreteve -zhdekreteve, kështu që ne duhet të garantojmë vazhdimësinë normale të qeverisjes aty ku ne kemi fituar bashkitë dhe aktualisht kemi dy vakanca. Sa i përket Shkodrës nuk ka një vendim dhe për fat të keq, Shkodra është në situatën më të rëndë nga kjo pikëpamje sepse ka një kryetare që nuk është kryetare dhe ka një vakum në këtë aspekt. Kjo nuk është një çështje që nuk është në dorën tonë ne presim që të marrë një zgjidhje.

EMISIONET