Rama për protestën e studentëve: Barrikada absurde kundër Dialogut s'ka për të zgjatur

Kryeministri përmes vijon të reagojë ndaj protestës përmes postimeve në rrjetet sociale. Rama fton studentët për dialog ndërsa shton se farsa e kësaj barrikade absurde kundër Dialogut, s'ka për të zgjatur sa ka zgjatur.

"Kjo farsë e orkestruar për të marrë peng protestën, me shpresën e devijimit të saj në revoltë politike, s'mund ta mbajë edhe për shumë gjatë në këmbë barrikadën absurde. Një grusht njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër Dialogut, mbajnë peng mijëra studentë që duan dhe meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, po një transformim të thellë brenda Universitetit, përmes një Pakti me Qeverinë! "shkruan Rama.

Më tej Rama poston dhe një foto nga larg ku duket një numër i vogël studentësh përpara kryeministrisë

Postimi i Rames ne Instagram

Historia tregon për shumë raste kur Dialogut i janë trembur qeveritë, po s'ka bërë vaki kurrë që t'i tremben studentët dhe studentët sot në fakt, nuk i tremben Dialogut, po presioneve kundër Dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon Dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që i'a kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë. 

Sidoqoftë farsa e kësaj barrikade absurde kundër Dialogut, s'ka për të zgjatur sa ka zgjatur. Dialogu do zhbllokohet, Arsyeja do fitojë dhe së bashku ne do të hapim një kapitull të ri për Universitetin

"Kjo farsë e orkestruar për të marrë peng protestën, me shpresën e devijimit të saj në revoltë politike, s'mund ta mbajë edhe për shumë gjatë në këmbë barrikadën absurde "

Protesta e studentëve ka hyrë sot në ditën e 12-të dhe para kryeministrisë sot i janë bashkuar dhe qytetarë të tjerë e banorë të Astirit.


 

EMISIONET