Rama për propozimet e Bashës: Është një këngë e një gjinkalle e krijuar për të ngatërruar njerëzit

Rama për propozimet e Bashës: Është një këngë

Kryeministri, Edi Rama, u është përgjigjur akzuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha për koncesionet si dhe kërkesës së tij për më shumë fonde për shëndetësinë dhe shtresat në nevojë.

Në një intervistë ekskluzive për Ora Neës, Rama tha se kjo është një këngë e krijuar nga opozita për të ngatërruar njerëz.

Leftion Peristeri: Basha kërkoi anulimin e koncesionit dhe alokimin e më shumë fondeve për shëndetësinë dhe shtresat në nevojë, si i përgjigjeni?

Edi Rama: Nuk i përgjigjem fare, pasi nuk kam kohë për të humbur, duke u përgjigjur gjithmonë për të njëjtat gjëra që janë kënga e pambarim e një gjinkalle që nuk di të bëjë gjë tjetër përveçse të përsërisëkëngën e vet. Është një këngë e krijuar për të ngatërruar njerëzit. Për të krijuar idenë që ndërsa ata vuajnë, ne po merremi me para që nuk dihet se ku shkojnë. Është një këngë që e neveris, nuk kam ça përgjigje që ti jap, pasi unë këtu nuk këndoj, por komunikoj me fakte dhe argumente. Jam i shqetësuar që ta fitojmë këtë luftë me sa më pak viktima dhe të mbroj të gjithë shqiptarët, ata që nuk më duan, ata që më shajnë dhe në fund të shpëtojmë jetë njerëzish.

Rama u përgjigj erdhe në lidhje me akuzat e opozitës për tenderin e ushqimeve të ushtrisë.

Leftion Peristeri: Si është e vërteta me fitimin e tenderit të ushqimeve të ushtrisë? Kreu i Opozitës, Basha ju akuzoi juve dhe Ministrinë e Mbrojtjes për këtë luftë. 

Edi Rama: Përderisa më pyesni mua, më mjafton autoriteti juaj si person që ndërmjetëson komunikimin me publikun dhe nuk kam nevojë të më citoni gjinkallën që këndon të njëjtën këngë që është krijuar qysh uhu, dhe e përsërit si në paqe, si në luftë.


EMISIONET