Rama prezanton nesër paketën kundër KÇK-së: Do shkatërrojmë foletë e krimit

Rama prezanton nesër paketën kundër KÇK-së: Do

Teka paralajmëroi prezantimin e paketës anti-KÇK ditën e hënë, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur dhe mbështetjen e SHBA në hartimin e kësaj pakete. Përmes një postimi në facebook, Rama shkkruan se ndërkombëtarët po sulmohen nga ata që tremben nga reforma në drejtësi. Për këto deklarata reagoi zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi, i cili u shpreh se partneri strategjik i Ramës është Kolumbia dhe Xibraka.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të hënën do të prezantohet paketa speciale anti-KÇK, për të cilën shprehet se është një mekanizëm i ri kundër krimit e korrupsionit.

Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se hartimi i kësaj pakete nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e ndërkombëtarëve, që sipas tij po sulmohen nga ata që kanë frikë reformën në drejtësi.

Edi Rama: Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë,Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi. Pa mbështetjen e SHBA/BE e ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri,s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe Paketa Speciale Anti-KÇK s’do bëhej dot pa ndihmën e tyre.

Rama paralajmëron se përmes kësaj pakete, do të shkatërrohen themelet e krimit.

Edi Rama: Nesër prezantojmë Paketën Speciale Anti-KÇK. Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit.Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit,mafias e krimit të organizuar,ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit.

Për deklaratrën e Ramës, reagoi zëdhënësi i Presdiencës, Tedi Blushi i cili shkruan se i vetmi partner strategjik i kryeministrit është Xibraka dhe Kolumbia.

EMISIONET