Rama porosit kryetarët e bashkive të gjelbra: Mbyllni parqet, mos bëni policin por ndihmoni!

Rama porosit kryetarët e bashkive të gjelbra: Mbyllni parqet, mos

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga java e ardhshme do të ketë lehtësime të mëdha lëvizje në ato bashki të cilat nuk ka persona të prekura me koronavirs.

Gjatë një bisedimi virtual me kryetarët e këtyre bashkive, Rama i bëri të ditur fashat e reja të orareve. Ndërsa i porosita ata që të mbyllin parqet dhe të ndihmojnë qytetarët të respektojnë rregullat.

Edi Rama: Do ketë një fashë oraresh për pensionistët. Fasha e veçantë për pensionistët do të thotë që deri në orën 8 e 30 pensionistët do të kenë liri lëvizje për të ecur për të marrë ajër, për të bërë ndonjë pazar dhe në këtë fashë nuk do ketë këmbësorë të tjerë, përjashto ata që kanë autorizimin për të dalë në punë. Duhet të garantohet që nuk do kthehet problem.

Do të ketë një orë pushimi mes të dyjave dhe nga ora 9 e 30 deri në 17 e 30 secili mund të dalë apo mund të lëvizë me makinë, pa pasur nevojë për autorizim. Por përsëri me kushtin jo më shumë se dy persona dhe makinat të mos lëvizin jashtë zonës. Që do të thotë mund të lëvizin brenda qarkut të Dibrës, brenda qarkut Gjirokastër. Policia do të angazhohet me vëmendje për të vendosur postblloqe kush kapet në thyerje do të penalizohet. Asnjë mundësi. Drejtori i Policisë do ti japë porosi strukturave që mos keqpërdoren.

Është shumë e rëndësishme të mbyllni parqet. Nuk do lejohet frekuentimi i parqeve.

Monitoroni situatën, vendosni njerëz për të ndihmuar, jo për të bërë policin, por për të ndihmuar që të respektojnë rregullat.

Po nuk u gjet vaksina virusi është këtu. Ne e dimë shumë mirë që hapja sjell edhe një rrezik. Nuk është e thënë që këto zona ku nuk ka pasur asnjë person të mos kenë persona pozitivë. Mund ti kenë, por nëse qëndrojnë sipas rregullave nuk del jashtë kontrollit.

Kjo javë që vjen deri në mes të javës tjetër do na ndihmojë për të kuptuar si ecën dinamika në një hapje të madhe ku nuk ka më detyrime për njerëzit. Drejtor pas orës 17:30 njësoj siç ka qenë dhe lejohet vetëm ata që janë në punë.

 



EMISIONET